A duhet depiluar zona gjenitale?

Më irritohet lëkura sa herë depilohem. A është kjo normale?

Përgjigjet Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe pranë Qendrës Shëndetësore nr.3, Tiranë.

Jam kategorikisht kundra depilimit. Jo unë, por vetë shkenca. Qimet poshtë natyra ua ka
vendosur femrave si portë mbrojtëse dhe duhen qethur me gërshërë, nuk duhen depiluar. Kjo për disa arsye.
E para, për shkak se nga depilimi mund të shkaktohet folikulit ( infeksion i rrënjës së qimes), kryesisht kjo ndodh tek femrat me lëkurë delikate.
E dyta, nëse femra depilohet, mund të afektohet shumë shpejt nga çdo lloj infeksioni, qoftë edhe banal. Për më tepër që sot femrat shkojnë nëpër qendra estetike, ku ekziston rreziku për të marrë edhe infeksione seksualisht të transmetueshme. Në këto qendra ku depilohen shumica e femrave sot nuk ka paketa të veçanta që do të thotë se të dyllin apo çfarëdo metode tjetër që përdoret, e përdorin 10 a më shumë vetë me radhë.
Megjithatë, për të t’iu përgjigjur pyetjes, nëse ka ndodhur (është bërë me puçrra) si do ta mjekojmë tani. Baza e mjekimit është betadinë dhe pomada me bazë antibiotiku./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës