A duhet të bëni sauna? Ja çfarë thuhet!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

saunaNjë arratisje në zonën e mbyllur dhe të nxehtë për një kohë të shkurtër na jep dozën e nevojshme të shëndetit. Sauna me të vërtetë na bën të ndihemi më mirë, të dukemi më mirë dhe të flemë më mirë.

Sauna liron stresin: të gjithë ata që e frekuentojnë, e dinë se sauna është armiku numër një i çdo lloj stresi. Të gjitha studimet dhe të gjithë mjekët bien dakord se stresi ndikon në shëndetin tonë dhe është shkaku kryesor i numrit të madh të sëmundjeve.

Relakson muskujt, dhimbjet në muskuj dhe nyje: temperaturat e larta stimulojnë rritjen e endofinës natyrore të trupit që na lehtëson nga dhimbjet. Endofina  ka efekt qetësues dhe gjithashtu stimulon fuqinë për të reduktuar dhimbjet e artritit. Nxehtësia e saunës zgjeron enët e gjakut, përmirëson qarkullimin, rrjedhjen e shpejtë të gjakut, përshpejton procesin natyror të vetë-trajtimit të trupit. Ajo është veçanërisht efektive pas një stërvitje të fuqishme, sepse largon inflamacionin e muskujve.

Pastron lëkurën: sauna është e njohur për ndikimin pozitiv në bukurinë e lëkurës. Pas një djersitje të thellë, qelizat e vdekura të lëkurës janë pastruar. Me ndihmën e djersitjes, shtresa epidermale lirohet nga bakteret dhe spastrimi i poreve i jep butësi dhe shkëlqim lëkurës. Prandaj, djersita e rregullt ruan strukturën e kolagjenit dhe parandalon shfaqjen e rrudhave në lëkurë.

Forcon sistemin kardiovaskular: rrahjet e zemrës në saunë mund të rriten nga 60/70 rrahje në minutë në 140/150 (nëse qëndroni më gjatë). Kur shkoni rregullisht në saunë, mund të kombinoni disa seanca të nxehta dhe të ftohta me një dush të ftohtë apo mund të hyni në pishinë. Kur papritmas ndryshoni temperaturën (nga nxehtë të ftohtë dhe anasjelltas) rriten rrahjet e zemrës së paku me 60%, e cila është e krahasueshme me ushtrimin e moderuar.

Sauna mund t’ju ndihmojë të digjni kalori ekstra: procesi i djersitjes ju bën të shpenzoni më shumë energji. Kjo energji rrjedh nga yndyrnat dhe karbohidratet që dalin jashtë trupit gjatë këtij procesi që stimulon djegien e kalorive.

Burimi: yourhealthycupoftea.com/shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?