A duhet të konsumojnë karbohidrate diabetikët?

Njerëzit me diabet e dinë se kufizimi i karbohidrateve është i rëndësishëm. Kjo për shkak se sheqernat (karbohidratet) kanë një ndikim të madh në sheqerin në gjak. Por a ka rëndësi se çfarë karbohidratesh po kufizoni? Absolutisht. Jo të gjitha karbohidratet janë të barabarta.

Ndërsa dëshironi të kini kujdes në marrjen totale të karbohidrateve, është e rëndësishme të mbani mend se disa karbohidrate janë më të mira për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Karbohidratet mund të jenë një nga keto tre gjërat: sheqerna, brumra ose fibra. Sheqeri mund të gjendet natyrshëm, për shembull në qumësht dhe fruta, por është sheqeri i shtuar që vërtet duhet të shmangni. Sheqeri i shtuar është ajo që do të gjeni në një biskotë për shembull, por shpesh ky sheqer I shtuar futet në ushqime të përpunuara për t’i ruajtur dhe për t’i bërë ato të shijojnë më mirë. Pra, është e mençur të shmangni ushqimet e përpunuara.

Përpiquni të merrni pjesën më të madhe të karbohidrateve nga fibrat dhe te ushqeheni me karbohidratet e shëndetshme që gjenden në ushqimet me fibra të larta si produktet me drithëra të plota dhe perimet. /Diabetes Care

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?