A e dini përse përplasim gotat kur bëjmë gëzuar?

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Sa herë që jemi me miq, jemi në një festë, dasëm datëlindje gjithmonë bëjmë gëzuar duke përplasur gotat. Por a e keni menduar ndonjëherë se si ka lindur ky zakon dhe çfarë do të thotë?

Sipas disa legjendave thuhet se në mesjetë njerëzit i përplasnin gotat për të larguar shpirtrat e vdekur, demonët. Kjo histori është e lidhur me kambanat e kishave, pasi mendohej se tingujt e tyre i dëbonin të gjitha forcat e errëta. Kalorësit e fiseve nomade i dekoronin gotat e tyre me këmbana dhe mjete të tjera që bënin zhurmë për të mbajtur të ligën larg njerëzve. Edhe fiset e vjetra gjermane besonin se përplasja e gotave do të largonte demonët.

Por ekziston edhe një histori tjetër e cila është më realiste për këtë zakon. Në kështjellat mesjetare në Evropë armiqtë  “eliminoheshin” duke hedhur helm në verë. Pasi ky sekret u mor vesh nga shumë njerëz, për të qenë të sigurt se në gotën e tyre nuk kishte gjë dhe për të fituar besimin e mysafirëve, njerëzit e festës përplasnin gotat e tyre me gotat e mysafirëve. Nga këtu rrjedh edhe zakoni që personi i festës duhet ta shijojë gjithmonë i pari verën. Por në vende të tjera si Tibet dhe në dinastinë Shang, tradita e përplasjes së gotave përpara se të pihet do të thotë fat dhe prosperitet.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO