A e dini se çfarë ndodh në trupin tuaj kur vuani nga konstipacioni?

Konstipacioni shpesh është rezultat i konsumit të tepërt të fibrave, mos pirjes së mjaftueshme të ujit ose qëndrimit ulur për një kohë të gjatë, por në disa raste fajtor mund të jenë mjekimet, ndryshimet hormonale etj.

Sikleti në stomak dhe dhimbja e barkut, shpesh janë efektet anësore më të zakonshme të konstipacionit, por nuk janë të vetmet që mund të hasni.

Mund të shpërtheni në djersë dhe të ndiheni të trullosur

Edhe pse jo të gjithë mund të ndjejnë këto simptoma, ato mund të shfaqen kur ngacmohet nervi vagus (ky nerv prek çdo organ në trup).

Sforcimi për të dalë jashtë mund të irritojë nervin vagus, duke shkaktuar një ngadalësim të rrahjeve të zemrës dhe rënie të presionit të gjakut.

Kjo mund të zvogëlojë përkohësisht rrjedhjen e gjakut në tru dhe t’ju bëjë të ndiheni të trullosur dhe të shpërtheni në djersë.

Mund të mos keni shumë energji

Një simptomë tjetër është ndjenja e plogështisë ose letargjisë. Kombinimi i dhimbjeve dhe fryrjes së barkut padyshim që mund t’jua ulë energjinë.

Nuk keni oreks

Kur sistemi trëtes nuk mund të nxjerrë mbetjet, rektumi dërgon mesazhe në stomak dhe tru për të ngadalësuar zbrazjen e stomakut, duke shkaktuar ngopje të zgjatur pas vakteve.

Mund të ndjeni të përziera

Kjo të bëjë me të njëjtët faktorë që shkaktojnë humbje të oreksit. Pra, nëse nuk jeni vërtetë të uritur dhe gjithsesi përpiqeni të hani, mund të ndjeni të përziera. Për këtë arsye, një nga efektet anësore të kapsllëkut kronik mund të jenë edhe të vjellat.

Ndiheni të fryrë

Therje e mprehtë dhe një bark i fryrë janë shenjat dalluese më tipike. Therjet vijnë nga shtrëngimi i trupit në përpjekje për të nxjerrë mbetjet, por gazi i bllokuar në zorrën e trashë, mund të shkaktojë fryrje.

Mund të keni dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës

Nuk është e pazakontë që ky shqetësim të ndihet edhe në pjesën e poshtme të shpinës, krahas pjesës së barkut.

Mund të keni hemorroide

Hemorroidet, ose venat e fryra në pjesën e poshtme të rektumit, janë një tjetër efekt anësor i zakonshëm i kapsllëkut kronik. /AgroWeb.org

Postime të ngjashme

Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja