A e dini se gjatësia e njeriut zvogëlohet me kalimin e moshës?

Pothuajse të gjithë tkurren me kalimin e kohës dhe shumica nuk e kuptojnë atë.

A e dini sa i gjatë jeni? 1,60, 1,70 apo 1,75 ? Studiuesit pyetën më shumë se 8500 gra mbi 60 vjec mbi gjatësinë e tyre, dhe më pas i matën ato. Mesatarisht gratë e mbivlerësuan lartësinë e tyre me 2,5 cm më shumë se c’ishin në realitet, dmth ishin bërë 2,5 cm më të shkurtra se lartësia e tyre e regjistruar në kohën e rinisë.

Pothuajse të gjithë zvogëlohen kur plaken. Arsyeja ka të bëjë me shtyllën kurrizore. Jastëku që rrethon shtyllën kurrizore dehidratohet ndërsa plakeni. Shpina gjithashtu mund të lakohet ose të shembet, gjë që mund të çojë në përkulje, madje edhe harqet e këmbëve tuaja mund të rrafshohen, duke shkaktuar një shtat të shkurtër. Çdo dekadë pas moshës 40 vjeç, personi mesatarisht humbet 1,2-1,5 cm në lartësi. Kjo përshpejtohet pas moshës 70 vjeç.

Megjithatë, ekzistojnë mënyra për ta ngadalësuar këtë proces.

Ushqimi me një dietë më të shëndetshme ndihmon. Në mënyrë të veçantë, ngrënia e një diete të pasur me fruta, perime, drithëra, dhe jo shumë yndyrë të pashëndetshme ka qenë e shoqëruar me më pak tkurrje ndërsa plakeni. Shmangia e duhanit dhe kufizimi i alkoolit ndihmon gjithashtu, sikurse berja rregullisht e shumë ushtrimeve ndikon pozitivisht. /Healthline

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet