A e dini se puthja është një kurë e mirë për shëndetin

E keni menduar ndonjëherë se puthja është një aktivitet shumë i mirë fizik? Nga hulumtimet e fundit ka rezultuar se puthja ndihmon për shëndetin duke sjellë disa përfitime si fizikisht ashtu edhe mendërisht për të gjithë.

Puthja, përveç se është një moment magjik, është një kurë shumë e mirë sepse djeg dhjamin si pasojë e kalorive që harxhohen në këtë aktivitet fizik normal. Sipas studiuesve, gratë që puthen shpesh, humbasin peshë shpejt. Puthja lehtëson stresin duke reduktuar nivelet e kortizolit, një hormon i lidhur me stresin.

Ky aktivitet rrit nivelet e kimikateve natyrore në trupin tonë, si oksitocina (një agjent i natyrshëm qetësues) dhe endorfina (kimikatet që na bëjnë të ndihemi të lumtur). Ndërsa, nëse I referohemi higjienës orale, puthja rrit prodhimin e pështymës e cila pastron bakteret dhe madje mund të riparojë dëmtime të vogla të smaltit.

A e dini se duke puthur stimulohen më shumë se 30 muskuj të fytyrës? Kjo shërben si një trajtim për fytyrën duke parandaluar formimin e rrudhave, përmes një procesi që nxit qarkullimin e gjakut duke gjeneruar kolagjenin, thelbësor për ndërtimin e lëkurës.

Kjo nuk do të thotë të zëvendësoni të gjithë aktivitetin fizik me puthje, por puthja ndonjëherë mund të jetë më e këndshme se çdo aktivitet tjetër fizik.

Postime të ngjashme

A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme