A e keni këtë pikë në irisin e syrit? Ja çfarë tregon ajo (dhe shenjat e tjera në iris)

Iridologjia ka qënë përdorur që shekuj më parë si një mënyrë për të vlerësuar shëndetin fizik, mendor dhe emocional të një personi. Ngjyrat, modelet  dhe faktorët e tjerë që i bëjnë sytë tuaj të veçantë mund të zbulojnë aspekte të shëndetit tuaj.

irisi i syritIrisi është një zgjerim i trurit dhe është i përbërë nga mijëra mbaresa nervore. Ngjyra dhe modeli i irisit mund të tregojë shumë për shëndetin e organeve të brendshme trupore dhe shëndetin e përgjithshëm.

Si rregull linjat e irisit duhet të qëndrojnë shumë afër njëra tjetrës, në këto raste syri juaj tregon se ju keni sistem imunitar të fortë për të përballuar sëmundje të ndryshme. Nëse linjat e irisit marrin formë “të shtrembëruar” dhe lëvizin larg njëra tjetrës atëherë mund të tregojnë për një parregullsi në organet e brendshme. Shpesh kjo lidhet me qarkullimin e dobët të gjakut.

Ndryshimet në ngjyrën e syve apo paraqitja e shenjave të bardha në iris në shumë raste tregon për probleme shëndetësore gjithashtu. Nëse keni sy blu apo jeshil dhe vëreni shenja kafe në irisin e syrit dhe kur e bardha e syrit ka marrë ngjyrim të verdhë, mund të jetë një shenjë paralajmëruese për probleme me mëlçinë, tëmthin, fshikëzën etj. Shpesh problemet me tretjen dhe frymëmarrjen mund të pasqyrohen në ndryshimin e formës dhe ngjyrës së irisit gjithashtu.

Kur në iris ju dalin disa pika të bardha mund të tregojnë për inflamacion të organeve. Nëse pika nga e bardhë fillon t’i forcohet ngjyra në gri apo kaf tregon se organet tuaja janë të dobëta, nuk kanë stimulim dhe mund të sëmuren.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi