A është i dëmshëm konsumi i përditshëm i vezës?

Disa rregulla ushqimore janë shumë intuitive. Përshembull, ju e dini se duhet të hani perime çdo ditë dhe të shmangni ngrënien e ushqimeve të skuqura. Megjithatë, ka disa pyetje që na vendosin në dilemë, si përshembull nëse është e dëmshme të hamë vezë çdo mëngjes?

Vezët janë mendimi i parë që na vijnë për një vakt mëngjesi pasi ato janë një burim i shkëlqyer i lëndëve ushqyese thelbësore si kolina e cila gjendet në të verdhën e vezës apo dhe proteinat. Përgatiten shpejt, s’kanë kosto, janë të shijshme dhe me vlera ushqyese, por si ndikojnë nëse konsumohen çdo ditë?

Në studime të kryera më herët, konsumi i shpeshtë i vezëve s’ishte dhe aq i këshillueshëm për shkak të kolesterolit natyral që përmban, por një studim i kryer në Harvard, arriti në përfundimin se njerëzit nuk kanë pse ia ndalojnë vetes një vakt që përmban vezë dhe se nuk ka asnjë lidhje mes konsumit të vezëve dhe problemeve kardiovaskulare.

Përkundrazi, një vezë në ditë mund të ndikojë për mirë në shëndetin e zemrës tek individët që gëzojnë shëndet të plotë./Pop Sugar

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore