A është i shëndetshëm depilimi në zonat intime?

Për mijëra gra rrotull globit depilimi në zonën intime është pjesë e përkujdesit për veten. Por ekspertët thonë se kjo procedurë ka edhe rreziqet e veta shëndetësore.

depilimiStudimet e fundit e lidhin depilimin me rritjen e rrezikut të infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Kërkimet tregojnë se heqja e qimeve pubike mund të shkaktojë deficite në barrierën mykotike, membranën e lëkurës, duke i lejuar viruset apo bakteret të hyjnë në trup.

Pasja e shumë partnerëve seksualë gjithashtu është e lidhur me heqjen e qimeve pubike, një tjetër arsye për rrezikun e madh të zhvillimit të infeksioneve seksualisht të transmetueshme.

Studimet thonë se: “Heqja e qimeve pubike ka filluar të bëhet një praktikë e zakonshme mes grave në gjithë shoqëritë e botës. Në Shtetet e Bashkuara gratë janë më të prirura për t’u depiluar kur janë aktive seksualisht dhe më pak kur nuk kanë një partner.

“Depilimi në zonën intime është gjithashtu i lidhur me më tepër interes në marrëdhëniet seksuale dhe në pasjen e një partneri seksual rastësor”, thonë studiuesit.

Megjithëse cilësohet si një procedurë e sigurtë bukurie, depilimi mund të shkaktojë mikrotrauma në lëkurë dhe në strukturat e saj nën lëkurë.

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?