A është obeziteti ngjitës? Ja çfarë thonë shkencëtarët

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Obeziteti mund të përhapet nga një person në tjetrin në të njëjtën mënyrë si bakteri ngjitës C.difficile, ka zbuluar një studim i ri.

Të dhëna të ndryshme për trupin tregojnë rëndësinë e balancës së baktereve në zorrën e njeriut. Studimet e mëparshme kanë treguar se çrregullimi i balancës së tyre mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, si obezitet, sëmundje inflamatore të zorrëve, sindromën e acarimit të zorrëve dhe alergji të ndryshme.obezitet

Por, për herë të parë, shkencëtarët besojnë se gjurmët e baktereve mund të mbijetojnë edhe jashtë trupit, duke rritur mundësinë që ata të jenë ngjitës. Nëse këto baktere prishin sistemin e mikroorganizmit të zorrëve në mënyrë negative, është e mundur që të shkaktojë shfaqjen e këtyre sëmundjeve komplekse.

Ekipi i shkencëtarëve nga Instituti “Wellcome Trust Sanger” u fokusua tek përqindja e baktereve që formojnë spore brenda në zorrë. Sporet janë një formë letargjie bakteriale, që i lejojnë disa baktere që të qëndrojë të fjetura për një kohë të gjatë.

Shkencëtarët e këtij instituti zbuluan se rreth një e treta e e baktereve në zorrët e një njeriu të shëndetshëm prodhojnë pore, që i lejojnë bakteret të mbijetojnë në ajër të hapur dhe kështu të përhapen midis njerëzve.

Sipas tyre, këto të dhëna tregojnë se shëndeti dhe disa sëmundje specifike mund të kalojnë, jo vetëm gjenetikisht, por gjithashtu nëpërmjet baktereve që kemi në mikroorganizëm.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?