A jam shtatzënë?

Dua të bëj një pyetje? Me 5 maj kisha ciklin menstrual, por e kisha vetëm 3 ditë dhe në sasi të vogël, jo si herët e tjera. A ka mundësi të jem grua shtatzeneshtatzënë? Ndiej lodhje të madhe, urinoj gati çdo 30 minuta, kam rritje të gjinjve, ndiej uri të madhe dhe kam humbur dëshirën për të bërë marrëdhënie seksuale me bashkëshortin, nganjëherë e qortoj shumë pa qenë nevojë, nuk e di, por jam shumë nervoze. Faleminderit nëse marr përgjigje nga ju.

Ana

Për këtë pyetje kemi kontaktuar doktorin Albert Cakoni, kirurg-gjinekolog:

Përderisa gruaja ka pasur ciklin, atëherë mundësia më e madhe është që të mos jetë shtatzënë. Gjithsesi, për siguri është mirë të bëjë një ekografi dhe një analizë urine për të konfirmuar shtatzaninë. Nuk duhet të bëjë test shtatzënie, sepse ndonjëherë ato japin alarme false.

 

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës