A ju bën çokollata më inteligjentë?

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

cokollateA ka ndonjë gjë që çokollata nuk mund të bëjë? Ajo rrit produktivitetin  në punë, ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, dhe tani hulumtimet e reja tregojnë se çokollata mund t’ju bëjë më inteligjentë. (Jo për të përmendur të gjithë kënaqësinë që ju merrni nga konsumimi i saj.)

Në një studim të ri, 968 persona janë pyetur se sa herë në javë konsumonin çokollatë.  Të gjitha rezultatet njohëse kanë qenë dukshëm më të larta tek ata që konsumonin çokollatë të paktën një herë në javë krahasuar me ata që nuk konsumonin kurrë / rrallë çokollatë. Në mënyrë të veçantë, çokollatë-ngrënësit kishin performancë më të mirë në realizimin e detyrave, organizimin, dhe arsyetimin abstrakt. Fakte  mbresëlënëse!

Hulumtuesit dyshojnë se flavonoidet e gjendura në kakao, të cilat tashmë janë të lidhura me përmirësimin e shpejtësisë së kujtesës, mund të jenë gjithashtu përgjegjës për stimulimin e funksionit kognitiv.

http://www.glamour.com/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?