A ju dëmtojnë kunjat e veshëve, ja disa fakte

Pas larjes së veshëve a është e shëndetshme ti pastrojmë ato më hollësisht duke përdorur kunjat? Kjo është një pyetje që shtrohet nga shumë njerëz. Ja çfarë thonë studimet:

pastrim veshiShumë njerëz përdorin lapsa, stilolapsa, çelësat e makinave, kunja pambuku , kur vjen puna për të pastruar veshët.

Sipas studimeve të fundit  përdorimi i kunjës (ose sendeve të tjera)mund të çojë në dëmtime të veshit dhe problemeve të ngjashme.

Duhet të dini se veshët pastrojnë veten e tyre. Kur vendosim kunjë pambuku brenda veshit, transferojmë mikrobet që përmban pambuku në vesh. Kjo mund të çojë në infeksion dhe sëmundje të daulles së veshit.

Daullja e veshit është një shtresë e hollë që mund të dëmtohet ose shpohet nga fërkimi i pambukut . Një problem afat shkurtër mund të jetë infeksion, por problemi afatgjatë mund të jetë humbja e dëgjimit përgjithmonë.

Sipas një raporti të publikuar në Telegraf, më shumë se 7000 njerëz shkojnë në spital për shkak të lëndimeve të veshit të shkaktuara nga përdorimi i kunjave.

Përdorimi i rregullt i kunjave të pambukut mund të shkaktojë acarim të lëkurës, infeksion, apo një dëmtim të madh, duke përfshirë humbjen e dëgjimit.

Sipas departamentit të Otolaringologjisë, pjesa që duhet të pastrohet është pjesa e jashtme e veshit./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?