A ju mbajnë erë të keqe këpucët?! Ja si ta zgjidhni këtë problem

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Era e pakëndshme e këpucëve mund të vijë si shkak i një sërë faktorësh, por kjo dukuri nuk është aspak e këndshme, madje herë-herë është e padurueshme dhe e turpshme. Në këtë postim do t’ju paraqesim disa mënyra natyrale se si të zhdukni erën e keqe të këpucëve:

era e keqe e kepuceveSoda e bukës: brenda këpucëve vendosni nga një lugë gjelle sodë buke, duke e përhapur sodën në të gjithë sipërfaqen e brendshme të tyre dhe lëreni për gjatë gjithë natës. Të nesërmen në mëngjes era e keqe e këpucëve do të jetë zhdukur.

Vajrat esencialë: nëse doni të rifreskoni këpucët, në një shishe sprucuese hidhni alkool dhe disa pika vaji esencial (livandoje, rozmarine, kokosi etj). Sprucojeni të gjithë sipërfaqen e këpucës me lëngun e krijuar dhe lërini derisa të thahen.

Qese çaji: pasi të pini çajin, vendosini qeskat e tij brenda në këpucë dhe lërini gjatë gjithë natës. Të nesërmen era e keqe e tyre do të jetë reduktuar thuajse tërësisht./ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi