A ju thahet goja, keni lëkurë të thatë apo dhimbje koke të shpeshtë? Ja çfarë ju tregojnë këto shenja

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Një ndër elementet më kryesore të trupit është uji. Çdo qënie e gjallë ka nevojë për të, jo vetëm për të jetuar, por dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm. Nëse nuk pini ujë në mënyrë të mjaftueshme, atëherë trupi ju lëshon disa sinjale, ja cilat janë ato:

Frekuenca e urinimit: nëse jeni të shëndetshëm, mesatarisht duhet të urinoni 6-7 herë në ditë. Natyrisht që ky numër ndryshon në varësi të individëve dhe nëse ata kanë pirë ujë apo jo. Nëse ju urinoni mesatarisht 2-3 herë në ditë, atëherë duhet të pini më shumë ujë. Uji ndikon në funksionin e veshkave dhe është i aftë të ndihmojnë në heqjen e papastërtive nga trupi.

lekure e thateLëkurë e thatë: është një tjetër simptomë që tregon se jeni të dehidratuar. Uji ju ndihmon për të lëkurë të shëndetshme dhe të shëndritshme. Pini një gotë ujë çdo orë për të qëndruar të hidratuar.

Dhimbje koke: dehidratimi është një nga shkaqet kryesore që çon në dhimbje koke sepse truri nuk është ushqyer mjaftueshëm me oksigjen.

Gojë e thatë: mungesa e gjendrave të pështymës çon në thatësi të gojës. Në këto raste ju duhet të pini ujë mjaftueshëm sepse thatësia e gojës për një kohë të gjatë mund të çojë në probleme serioze për shëndetin.

Ngjyra e urinës: nëse ju jeni të hidratuar mirë atëherë ngjyra e urinës do të ketë ngjyrë më të lehtë, në të kundër ngjyra e saj do të jetë e verdhë “dramatike”. Ngjyra e urinës është një nga simptomat kryesore që tregon se sa të hidratuar jeni

Uria: në disa raste uria ngatërrohet me etjen dhe për pasojë ju keni shtuar ose do të shtoni në peshë.

Simptomat e dehidratimit kronik janë më të agravuara:

  • Infeksione të traktit urinar
  • Plakje e parakohshme
  • Ndjenja konfuzioni/ankthi
  • Rritje e nivelit të kolesterolit në gjak
  • Kapsllëk/urth

Burimi: Top Healthy Life/www.shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni