A ka ndikim nëse pini kafe në mbrëmje?

Ilma Lamçe

Për njerëzit që pinë kafe çdo ditë është e vështirë të besojnë se kafja nëse pihet në pasditë ose në darkë krijon problem me gjumin. Shumë të tjerë besojnë se konsumi i një kafe në mbrëmje ndikon në cilësinë e gjumit. Por sa e vërtetë është kjo?

Ekspertët thonë se kjo nuk është aspak e vërtetë. Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Floridas u monitoruan një grup i madh personash për plot 6 muaj. Këta persona u kontrolluan se sa kafeinë, alkool dhe nikotinë kishin konsumuar. Më pas u krahasuan rezultatet e konsumimit nga ditarët e gjumit ku u regjistrua kohëzgjatja e gjumit të pjesëmarrësve, cilësia e gjumit dhe se sa shpejt janë zgjuar ata.

Rezultatet e studimit treguan se alkooli dhe nikotina arrijnë të çrregullojnë gjumin, ndërsa kafeina nuk ka asnjë lloj efekti.

Ky studim paraqet një prej ekzaminimeve më të mëdha të shoqatave të përdorimit të alkoolit në mbrëmje, kafeinës dhe nikotinës dhe rezultate të matura në mënyrë objektive.

Postime të ngjashme

Pesë ankesa çojnë në KPP tenderat e lavanderive të spitaleve me fond mbi 6.1 milionë euro
Ministrja Sala prezanton shërbime të reja për të moshuarit, ndërsa Kujdesi Shëndetësor në Banesë vazhdon të mbetet pa financim të qëndrueshëm
Obeziteti - Le të flasim për të.... SË SHPEJTI
Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës