A merrni mjaftueshëm proteina, ja cila është sasia ideale!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

Proteinat janë thelbësore për shëndet të mirë, duke përfshirë mirëfunksionimin e muskujve, kockave dhe gjakut. Por sa proteina i nevojiten një njeriu mesatar nevojitet në mënyrë që të qëndrojë i shëndetshëm?

proteina 0-Përgjigjja është më e komplikuar se sa mund të mendoni. Shumica e njerëzve marrin rreth 15% kalori nga proteinat, në kuadër të kërkesave të rekomanduara ditore. Megjithatë, disa hulumtime tregojnë se dietat e larta në proteina mund t’ju ndihmojnë të mbani një peshë të shëndetshme ose të ruani muskujt nga plakja.

Sipas dietologëve të Shkollës së Harvardit, një njeri i rritur duhet të marrë një minimum prej 10% të kalorive të tij të përditshme nga proteinat. (Në shifra absolute, kjo është e barabartë me 0.36 gram proteina për çdo kile të peshës trupore.)

Shpesh njerëzit i identifikojnë proteinat me mish, por  ka edhe ushqime të tjera që mund t’ju sigurojnë lëndë ushqyese të rëndësishme.

Zgjidhni burimet e proteinave të ulta në yndyrna të ngopura. Gjithashtu shmangni karbohidratet e përpunuara shumë.

Sigurohuni të lexoni  gjithmonë etiketat e ushqimeve për të evituar ëmbëlsuesit artificialë./www.shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave