A mund ta ushqej fëmijën me qumësht artificial?

Përshëndetje! Unë jam një nënë e re. Problemi është se nuk e ndiej shumë të rehatshme që ta ushqej fëmijën me gji. Ju lutem, a mund ta di nëse qumështi artificial është i dëmshëm apo jo?

bebi me biberonPërgjigjet për “Shëndet+” mjeku neonatolog Spiro Damo

Qumështi artificial nuk është i dëmshëm. Është ushqyerje alternative. Por ushqyerja më e mirë është ajo me gji. Nëse nuk jemi komod me ushqyerjen me gji, kemi ushqyerjen alternative. Ushqyerja alternative është qumësht farmacie, jo qumësht lope, jo qumësht bagëtie, sepse nuk janë të përshtatshme për fëmijët.

Nënat duhet të kenë parasysh që jo vetëm për fëmijën e tyre, por edhe për ato vetë ushqyerja me gji është më e mirë. Nëse ushqejnë fëmijën me gji, ato mund të kthehen më lehtë në formën trupore që kishin para shtatzënisë sesa nëse nuk e ushqejnë fëmijën. Për më tepër, ushqyerja me gji i mbron ato dhe fëmijët nga sëmundje të ndryshme.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës