A mund të rikthehen përsëri simptomat e Covidit?

Nga Daniela Burnazi

Nëse jeni testuar pozitivisht për COVID-19, keni filluar të ndiheni mirë dhe më pas ju janë rikthyer sërisht simptomat, a është normale? A mund të rikthehen përsëri simptomat e COVID-19 edhe pasi e keni kaluar virusin?

Bazuar në atë që dimë deri tani, po, simptomat e COVID-19 mund të përmirësohen apo përkeqësohen gjatë periudhës së rimëkëmbies.

Nëse kur jeni me viroza të tilla si grip apo ftohje, simptomat gjatë ditëve mund të vijnë duke u përmirësuar, nëse jeni me COVID-19 mund të ndodhë e kundërta. Ju mund të ndiheni mirë ditët e para dhe pas disa ditës simptomat mund të përkeqësohen. Nëse ditët e para nuk keni pasur temperaturë, mund të keni në ditët më vonë, por nuk duhet të shqetësoheni sepse këto zhvillime janë normale dhe njerëzit bëhen mirë brenda dy javësh pasi simptomat kanë filluar.

Megjithatë, ka pasur disa pacientë që janë përshkruar si “mbartës afatgjatë”, këta njerëz kanë pasur simptoma për javë me rradhë madje deri në 6 muaj.

Nëse keni rezultuar pozitiv me COVID-19 (ose besoni se e keni pasur sëmundjen, por nuk jeni testuar) mbani një ditar të simptomave të tilla si ethe, kollitje, vështirësi në frymëmarrje etj. Nëse simptomat zgjasin shumë, konsultohuni me mjekun.

Burimi: WebMD

Postime të ngjashme

Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës
FOTO/  Kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve
Shenjat fizike që paralajmërojnë për probleme shëndetësore
Ngacmimi seksual dhe kultura e heshtjes