A ndihmon mëngjesi në rënien në peshë? Ja çfarë thonë ekspertët

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

E keni dëgjuar shprehjen që “Mëngjesin duhet ta hani si një mbret, drekën si princ, ndërsa darkën si një i varfër? Nuk ka rëndësi se çfarë hani, mëngjesi është cilësuar shpesh si “vakti më i rëndësishëm i ditës”.mengjes

Në fakt, studimet kanë treguar se personat që nuk hanë vaktin e mëngjesit, kanë më pak energji gjatë ditës për të kryer aktivitetet e tyre fizike.

Përveçse na mbush me energji, ngrënia e mëngjesit ndihmon edhe me tretjen, metabolizmin dhe rregullon nivelet e sheqerit në gjak.

Por, shumica e njerëzve, sidomos femrat, e konsumojnë mëngjesin vetëm për të rënë në peshë. Ky mund të jetë miti më i madh i të ushqyerit.

Sipas ekspertëve të dietave, vakti i parë i ditës nuk ndikon në humbjen e peshës. Konsumimi i vaktit të mëngjesit është thjesht një mënyrë jetese e shëndetshme, por nuk ju mbron kundër obezitetit.

Asnjë nga vaktet nuk mund të cilësohet si më i rëndësishmi për të rënë në peshë. Për të humbur kilogramët e tepërt, nuk duhet të besoni se një vakt i vetëm mund të bëjë magjinë që të arrini synimet tuaja të shëndetit. Mos besoni te bestytnitë!

Burimi: Daily Mail/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet