A ndikon birra në formimin e dhjamit në zonën e barkut? Ja ç’thonë studimet!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”:  Elena Beta

birrae

Birra është pija alkoolike më e vjetër dhe më e njohur në botë. Shiten më shumë se 133 miliardë litra birrë në vit. Prodhohet nga tharmëtimi i lëndëve me bazë niseshtenë, zakonisht përdoret elbi, megjithëse përdoren edhe rrënjët e kasavës (Manihot esculenta) në Afrikë, patatja në Brazil, dhe Agava (lloj kaktusi) në Meksikë.

Vetëm pijet e prodhuara në këtë mënyre konsiderohen birra të mirëfillta. Për shkak të përbërësve dhe ecurive të përdorura nga prodhuesit e birrës, birra mund të ndryshojë vetitë e saj në shije dhe ngjyrë.

Nuk dihet me saktësi se kur u zbulua birra. Në vitin 1926, në një muze të Londrës ruheshin dy pllaka të lashta, që fillimisht konsideroheshin se ishin shkruar 9 000 vjet më parë. Arkeologu Huber mbështeste teorinë se në këto pllaka përshkruhej mënyra e bluarjes së drithit emmer (Triticum dicoçon), dhe se ishte prova më e lashtë e prodhimit të birrës. Por më vonë, hetimet e kryera nga shkencëtarë të tjerë provuan se këto pllaka nuk ishin aq të vjetra sa i mbështeste Huberi.

Sumerët e zbuluan rastësisht procesin e fermentimit, ndoshta nga një copë bukë që u lag dhe u harrua. Pas pak kohe ajo fillojë të fermentohet me ndihmën e disa baktereve të ajrit, duke u kthyer në një masë alkoolike. Sumerët ishim mjaft të zgjuar. Ata e kuptuan këtë proces dhe e kopjuan, duke u bërë kështu populli i parë në botë që prodhoi birrën, si ofertë për perënditë e tyre.

Birra nga pjesa më e madhe e njerëzve konsiderohet fajtore për barkun e dhjamosur, por shoqata britanike e birrave dhe bareve ka kryer hulumtimin për ta hequr këtë stigmë nga pija e preferuar e shumicës së njerëzve. Në raportin e nutricionistes Kathryn O’Sullivan, thuhet që nuk ka dëshmi shkencore, me të cilat pesha e tepërt mund të lidhet me birrën.

Sipas këtij hulumtimi, dhjami i krijuar në zonën e barkut, krijohet me konsumimin e tepërt të çfarëdo kalorish dhe në vazhdim dëshmon se si birra në raport me pijet dhe ushqimet e tjera ka relativisht pak kalori.

Siç thotë O’Sullivan, barku i dhjamosur mund të quhet edhe bark i çipsave ose i verës, sepse për shembull gjysmë litri birrë me katër për qind alkool ka 96 kalori, derisa as dy decilitra të verës së kuqe kanë 139 kalori.

Kujdes: pirja në një kohë të gjatë e birrës ndikon në varësinë e personit në alkoolizëm, si dhe ndikime negative në shëndet si mbipesha etj.

Për birrë të freskët, ne ju sugjerojmë “Te Stela Resort“.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut