A përbën rrezik anemia e theksuar?

Përgjigjet Sokrat Riza, mjek hematolog pranë Poliklinikës Qendrore

Në mjekësinë klinike termi “anemi” i referohet reduktimit poshtë vlerave, normave të pranuara të hemoglobinës (sipas moshës dhe seksit të personit) me ose pa ulje të numrit absolut të eritrociteve. Ndërsa nga ana funksionale, mund të përkufizohet si pakësimi i kapacitetit transportues të furnizimit të qelizave me oksigjen.

Shkaqet e anemisë janë të shumta, por më të zakonshme dhe që ne hasim më shpesh në praktikën tonë mjekësore janë anemitë e shkaktuara nga mungesa e hekurit dhe gjakrrjedhja.

Në rastin e pacientit, për të dhënë një përgjigje të saktë së pari duhet të dimë se për çfarë anemie të theksuar bëhet fjalë, dhe çfarë nënkupton pacienti me rrezik. Nëse flasim në kuptimin e humbjes së jetës, edhe kjo mund të ndodhi në qoftë se pacienti është në moshë të vjetër dhe ka probleme të tjera shëndetësore, kryesisht ate që kanë të bëjnë me zemrën.

Por në vetvete anemia nuk është se përbën ndonjë rrezik, thjesht e pengon pacientin në kryerjen e aktiviteteve të përditshme, pasi siç dihet anemia shoqërohet me lodhje, dobësi trupore, shkurtim frymëmarrje etj./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës