A shkakton stresi diabet?

Ëmbëlsirat nuk janë të vetmet që shkaktojnë diabetin. Niveli i lartë i stresit mund të shkaktojë diabet të tipit 2, thonë shkencëtarët. stresi Psikologët morën në intervistë më shumë se 1.5 milionë meshkuj në Suedi për të parë se si ata e përballojnë stresin. Këta të fundit i mbajtën nën vëzhgim për 25 vite rresht, që të kontrollojnë zhvillimin e diabietit tek ta.

Meshkujt që e menaxhonin stresin më keq, kishin 1.5 herë gjasa më shumë për t’u sëmurur, në krahasim me ata që janë më elastikë.

Stresi kronik dëmton aftësinë e trupit për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, thotë autori i studimit, Casey Crump. Kjo ndodh sepse niveli i lartë i kortisolit, hormoni që luan rol në përgjigjen ndaj stresit, rrit nivelin e sheqerit në gjak. Prandaj, kur jeni gjatë gjithë kohës në ankth, trupi nuk e ul dot në nivel normal sheqerin në gjak.

Dr. Crump thotë se edhe kequshqyerja luan rol të rëndësishëm.  Njerëzit e stresuar kanë më shum gjasa që të konsumojnë ushqime jo të shëndetshme dhe të mos bëjnë aktivitete fizike. Këta ndikojnë në shtimin në peshë, gjë që çon në rezistencën e insulinës.

“Programoni një aktivitet relaksues në një ditë të lodhshme, ndoshta edhe një shëtitje për 15 minuta”, thotë Adelaide Fortmann, drejtoresha e kërkimit ndaj kujdesit të diabetit në Institutin e “Diabetit Scripps Whittier”. Kështu do të ulet niveli i kortisolitk, si dhe niveli i sheqerit në gjak.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: Men’s Health

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet