Disa njerëz mund të luajnë me fjalëkryqe ose të mësojnë një gjuhë të re për ta mbajtur trurin e tyre të mprehtë. Por rezulton se ky aktivitet në natyrë mund t’ju ndihmojë të bëni të njëjtën gjë – dhe jo, nuk kërkon stërvitje.
Një studim i kryer nga Universiteti i Edinburgut zbuloi se nga qindra të rritur të moshuar, që merreshin me kopshtari kishin funksione më të mira njohëse.
Kjo u përcaktua nga një studim afatgjatë, që gjurmoi rezultatet e një testi inteligjence që kryen pjesëmarrësit në moshën 11-vjeçare dhe më pas sërish në moshën 79-vjeçare.
Pyetjet kërkonin ‘arsyetim verbal, aftësi hapësinore dhe analizë numerike.’
Të rriturit që e renditën kopshtarinë si një hobi treguan aftësi njohëse më të mira, sesa ata që nuk merreshin me kopshtari.
“Angazhimi në projektet e kopshtarisë, të mësuarit për bimët dhe mirëmbajtjen e përgjithshme të kopshtit, përfshin procese komplekse njohëse si kujtesa dhe funksioni ekzekutiv”, tha autori i studimit Janie Corley në njoftimin për shtyp.
“Në përputhje me kornizën “përdor ose humbe” të funksionit njohës, më shumë angazhim në kopshtari mund të lidhet drejtpërdrejt me një rrezik më të ulët të rënies njohëse.
Kopshtaria është një aktivitet lehtësues i stresit për shumicën e njerëzve që angazhohen në të – kështu që ka kuptim që të kesh një aktivitet të qëndrueshëm ndihmon edhe në ruajtjen e aftësisë njohëse.
Sipas klinikës Mayo, stresi kronik mund t’ju vërë në rrezik të problemeve të mëdha shëndetësore.
Plus, ata që merren me kopshtari mund të kenë fruta dhe perime të freskëta që i përfshijnë në dietën e tyre – sepse kush do të dalë dhe të blejë domate të shtrenjta kur mund t’i rrisë ato në oborrin e shtëpisë?
Edhe pse vetë kopshtaria mund të jetë thjesht një kalim kohe për shumë njerëz, implikimet e stilit të jetesës që vijnë me të janë një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur mirë shëndetin e trurit./Dailymail