Aktiviteti fizik, i domosdoshëm në çdo stad të jetës

aktivitet fizik2Aktiviteti fizik është një nga investimet më të mira që mund të bëni për të pasur një shëndet të mire. Aktiviteti fizik është i domosdoshëm në çdo stad të jetës! Në fakt është një nga investimet më të mira që ju mund të bëni për të përfituar shëndet të mirë. Duke ju referuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë jetesa sedentare (mungesë e aktivitetit fizik) është një faktor riskues shumë i madh për të moshuarit. Në qoftë se jeni 55, 65, 75 vjeç ose edhe më i madh mos nguroni! Keni shumë kohë për të lëvizur.

Studimet kanë treguar se të qenit aktiv për të paktën 30 apo 60 minuta në ditë mund t’ju sjellë përfitime të rëndësishme për shëndetin tuaj pavarësisht se cfarë moshe keni. Duke marrë parasysh këtë në 1440 minuta që ka dita , të bëni një investim të vogël 30 deri 60 minuta për shëndetin tuaj çdo ditë i japin sens pozitiv jetës tuaj.

Aktiviteti fizik i rregullt do ju lejojë të bëni gjërat që ju ndiheni shumë mirë. Provoni gjithmonë diçka kreative. Ka shumë mënyra të jeni aktiv, si për shembull udhëtimi, loja me nipërit ose mbesat, vullnetarizmi në një shoqatë sociale, kërcimi ecja etj. Pavarësisht të gjithave, mosha nuk mundet që t’iu ndalojë juve të argëtoheni dhe të kënaqeni!
aktiviet fizik 3Përfitimet e  aktivitetit fizik

Për të moshuarit aktiviteti fizik i përhershëm:

Përmirëson  shëndetin dhe rrit  kualitetin e jetës

Ndihmon të ruani pavarësinë nëpërmjet formës tuaj të mirë fizike (nuk keni nevojë tju shërbejë njeri)

Parandalon sëmundjet

Përmirëson simptomat dhe/ose ngadalëson progresin e sëmundjeve kronike

Ndihmon në ndërtimin e muskujve të fortë, fleksibël dhe të balancuar për të parandaluar rrëzimet

I lejon trupit të rigjenerohet më shpejt pas një sëmundje
(Shënim: Këto informcione janë ofruar nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës)

 

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
"Konsumova pothuajse 1000 vezë në një muaj, dhe kjo solli një ndryshim drastik në trupin tim"
Ushtrimet e thjeshta mund të rrisin kujtesën
OBSH: 5 sportet apo ushtrimet që ju ndihmojnë më shumë të humbni peshë
A është gjimnastika e ujit e duhur për ju?
Cila është koha më e mirë e ditës për t'u ushtruar?
Kujdes me sportet dhe me palestrat e sforcuara, sepse rrezikoni zemrën tuaj!