Aktori i Portokalli revoltohet me ministrin Beqaj: Kështu ta ktheftë Zoti!

Ankesat ndaj sistemit shëndetësor e veçanërisht ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, sa vijnë e shtohen. Jo për mjekësi falas që nuk bëhet fjalë, por tani mjekët nuk i gjen as në spitale.Rezart Veleshnja

Aktori i Portokallisë, Rezart Veleshnja, shkruan se i është dashur të presë me orë të tëra doktorin, i cili ishte në kafe dhe nuk denjonte t’u shërbente pacientëve që po prisnin në radhë.

“O Beqiro, po mirë falas nuk e ke, po nuk janë as në shërbim o shok”, shkruan aktori duke dënuar faktin që pacientët në nevojë duhet të presin mjekët sa të mbarojnë “qejfet” e tyre në orarin e punës.

“Rrofsh Beqiro, kshu ta ktheftë Zoti dhe ty!”, e mbyll ai postimin në llogarinë e tij në Facebook.

 

Postime të ngjashme

Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?