Alergjia ndaj nikelit, çfarë duhet të keni kujdes

Ilma Lamçe

Një nga alergjitë më të përhapura në vendet e industrializuara është ajo e kontaktit në lëkurë me metalin e nikelit. Shikojmë shpesh njerëz të cilët thonë se nuk mund të mbajnë varëse, vëth apo bizhuteri të tjera sepse fillojnë të kenë kruajtje dhe bezdisje. Kjo vjen si pasojë e alergjisë pikërisht nga nikeli.

Ajo prek rreth 10 % të popullsisë dhe specifikisht 25 % të grave. Kur lëkura krijon kontakt me ndonjë nga këto substanca nikeli , ajo irritohet dhe fillon të reagojë ndaj tyre. Sistemi imunitar nuk mund ta përthithë lehtë nikelin dhe menjëherë krijon reaksion lokal si për shembull ekzema lokale, skuqje, kruarje. Në këto raste flasim për alergji sistematike ndaj nikelit.

Nëse keni kruarje apo reksion ndaj një palë vathësh që kanë përmbajtje nikeli duhet të hiqen nga kontakti me lëkurën. E rëndësishme është gjithashtu që për një farë kohe të eleminohen edhe ushqimet të cilat kanë përmbajtje nikeli si për shembull perime të ndryshme të ruajtura ose të gatuara në enë prej nikeli.

Nëse vërtetohet se keni alergji sistematike ndaj nikelit, atëherë duhet të tregoni kujdes dhe ta parandaloni. Duhet të shmangni kontaktin me objekte që përmbajnë metal si për shembull kopsa, ora, bizhuteri të ndryshme. Një zgjidhje e alergjisë sistematike është edhe trajtimi që zgjat rreth 1 vit. Ai konsiston në administrimin e dozave të vogla të nikelit 3 herë në javë dhe pas 3-4 muajsh fillon përdorimi i ushqimeve që përmabjnë doza të vogla nikeli si kafe, mollë, karrotë, patate, verë e kuqe.

Postime të ngjashme

Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës
FOTO/  Kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve
Shenjat fizike që paralajmërojnë për probleme shëndetësore
Ngacmimi seksual dhe kultura e heshtjes