Alkooli, ç’duhet të dimë për të?

Rolina Naço, dietologe

Përpara se të vendosim se ç’pije do të konsumoni në raste festash, është mirë të dini pak më shumë për alkoolin.

alkool2Sa më e lartë të jetë përqindja e alkoolit në pije, aq më shumë kalori përmban ajo (1 gr alkool përmban 7 kcal, ndërsa 1 g dhjam 9 kcal). Ndaj është mirë që pijet me përqindje të lartë alkooli t’i zëvendësojmë me verë ose me birrë, të cilat veç përqindjes së ulët, përmbajnë edhe shumë elemente ushqyese për trupin tonë.

Evitoni t’i shoqëroni pijet alkoolike me pije me gaz, si dhe me lëngjet e përpunuara, pasi përsëri do të shtohen kaloritë. Do të ishte mirë t’i zëvendësoni me frutat e shtrydhura.

Kujdes edhe me shoqëruesit e pijeve (si, patatinat apo proshutat). Të gjitha kanë shumë kalori, ç’ka çon në shtimin në peshë.

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit