Ankohen pensionistët e zonës së Selitës: Ambulanca është që në kohën e monizmit

Të moshuarit e Selitës së Vogël në kryeqytet ankohen për shërbimet e pakta që ofron ambulanca në këtë zonë.

ambulancePërmes një lëtre të dërguar në media, Kudrete Dobi, nënkryetare e shoqatës “Lidhja e Pensionistëve të Shqipërisë” thotë se të moshuarit sorollaten, pasi shërbimet që ofrohen nga kjo ambulancë janë shumë të pakta.

Besoj se kjo ambulancë është ndërtuar që në kohën e monizmit dhe vazhdon të ketë 3 dhoma, 2 për vizita dhe 1 për konsulta fëmijësh. Si në të gjitha periferitë e vendit, popullsia është shtuar edhe këtu në Selitën e Vogël.

Të sëmurët këtu në Selitë marrin rekomandim për t’u vizituar në Tiranë. Me të drejtë mjekja, për t’i dhënë ilaçet me rimburësim të moshuarve i kërkon analizat, por a e përballon dot një i moshuar të shkojë 3 herë në “Rrugën e Kavajës” tek ambulanca 9? Për këtë arsye ajo kërkon që Ministria e Shëndetësisë të marrë masa, për të shtuar kapacitetet e kësaj qendre shëndetësore. Shkruan nënkryetarja e shoqatës.

Postime të ngjashme

Dëshmi/ “Nëna vuan nga leukemia dhe rrezikon jetën për shkak të mungesës së ilaçit Tasigna. Askush nuk përgjigjet"
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Dëshmi/ “Në laboratore të ndryshme, merrja përgjigje të ndryshme analizash, nuk dija cilin bakter të mjekoja?!”
Raport/Autonomia spitalore, sfidat dhe prioritetet në kontekstin shqiptar
Vuani nga infeksionet e sinusit? Ja disa metoda natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë