Antibiotikët dëmtojnë shqisën e nuhatjes

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shqisa e nuhatjes luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë, duke na shpëtuar jetën nga ushqimet e skaduara, të cilat në pamje të parë duken mirë.shqisa e nuhatjes Perceptimi i aromave të ndryshme ndodh kur thithen pjesët mikroskopike dhe përhapen në mukozën e hundës. Receptorët që gjenden në hundë pastaj dërgojnë sinjale nëpërmjet nervit të nuhatjes tek receptorët që gjenden në tru.

Kjo shqisë dërgon gjithashtu informacione që të përpunohen më tej në pjesë të tjera të trurit, që lidhen me emocionet, kujtesën dhe të mësuarin, prandaj dhe shumë aroma na sjellin ndërmend kujtime dhe emocione të përjetuara më parë.

Femrat kanë më shumë qeliza të nuhatjes se meshkujt, deri në 50%, prandaj ato e kanë më të zhvilluar shqisën e nuhatjes.

“Aftësia jonë për të nuhatur është e bazuar në një proces kompleks, që kalon në rrugë të ndryshme. Nëse ndonjë pjesë e zinxhirit thyhet ose dëmtohet, atëherë aroma nuk arrin të depërtojë në trurin e njeriut dhe të gjitha aromat do duken njësoj,” – shpjegon kirurgu Michael Papesch.

Shqisa e nuhatjes mund të dëmtohet me kalimin e moshës dhe nëse përdorim antibiotikë. Këto të fundit mund të ndërhyjnë tek shqisa e nuhatjes, ashtu si shumë ilaçe që merren kundër depresionit, kundër inflamacioneve dhe problemeve me zemrën.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?