Apendesiti, shenjat dhe diagnostikimi

Nga Spitali Villa Maria

Apendesiti është një inflamacion akut i një divertikuli të vogël në pjesën fillestare të kolonit (apendiks). Origjina e inflamacionit është një obstruksion ose bllokim i divertikulit, i përbërë nga inde limfatike dhe nga ngushtimi i diametrit të brendshëm. Obstruksionin mund ta shkaktojnë gurët biliarë, parazitët intestinalë, neoplazitë etj. Zmadhimi i folikujve limfatikë shoqërohet me infeksion.

apendisiti 1Simptomat

Simptomat mund të jenë të menjëhershme ose kronike. Më e hasur është dhimbja abdominale ku në pak orë mund të intesifikohet si dhimbje dhe të spostohet në regjionin inferior të krahut të djathtë të abdomenit. Edhe presioni më i lehtë mund të shkaktojë dhimbje. Në raste të tjera dhimbja është më pak intensive dhe vazhdon për disa ditë. Shoqërohet me temperaturë, nauze, të vjella, diarre dhe dhimbje në këmbën e djathtë. Inflamacioni shkakton çarjen e folikujve limfatikë dhe përhap infeksionin në pjesën abdominale të peritonit me zbehje, djersitje, temperaturë, dhimbje barku; në disa raste me rezultat letal.

Diagnostikimi

Diagnostikimi bëhet i menjëhershëm nga analizimi i simptomave dhe ekzaminimi direkt në abdomen. Analizat e gjakut mund të tregojnë ndonjë infeksion të mundshëm, kurse echografia mund të përjashtojë patologji të tjera.

  • Për më shumë informacion dhe rezervime:
  • Tel.: +355 (0) 42 40 80 20
  • Mob.: +355 (0) 69 40 56 150 / +355 (0) 69 40 56 151
  • Spitali Villa Maria, Tiranë – dedikuar shëndetit dhe cilësisë së jetës!

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës