Kryefaqja Dieta Arrat dhe gjalpi i kikirikut: ja përfitimet shëndetësore që merrni!

Arrat dhe gjalpi i kikirikut: ja përfitimet shëndetësore që merrni!

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Anxhela Cami

Gjalpi i kikirikut është i pasur me yndyrna të shëndetshme për zemrën dhe një burim i mirë i proteinave, të cilat mund të jenë të dobishme për vegjetarianët që kërkojnë të përfshijnë më shumë proteina në dietat e tyre. Arrat nga ana tjetër kanë shumë lëndë ushqyese të tjera, si vitaminat E dhe B6, acid folik, niacinë, magnez, zink, bakër dhe kalium. Konsumimi i këtyre të dyjave është i lidhur gjithashtu me uljen e rrezikut për zhvillimin e diabetit. Niveli i lartë i proteinave dhe fibrave tek kikirikët do ju ndihmojnë të ndiheni më energjikë dhe të ngopur.

Ja përfitimet shëndetësore:
Parandalojnë dhe kontrollojnë diabetin tipi 2. Arrat janë një burim i pasur i yndyrnave të pangopura, që përfshijnë acide alfa-linolenik, acid omega-3 me bazë bimore që ndikojnë në uljen e rrezikut të diabetit. Studimet e fundit kanë treguar se një grusht arra në ditë ul me 30% rrezikun e zhvillimit të diabetit tip 2 tek gratë.

Enët e gjakut: Acidet yndyrore Omega-3 parandalojnë çrregullimin e ritmit të rrahjeve të zemrës, pëmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ulin rrezikun e mpiksjes. Aminoacidi kryesor arginina ndihmon në elasticitetin e enëve të gjakut, duke ulur rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve e zemrës.

Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve: Arrat përmbajnë një sasi të lartë të vitaminës B6, shumë folate dhe thiamine. Gjithashtu arrat përmbajnë dhe një sasi të konsiderueshme të vitaminës E, mangan, magnez, fosfor dhe hekur. Omega 3 dhe Omega 6 janë dy acide yndyrore që i nevojiten trupit për zhvillimin e qelizave, për forcimin e imunitetit, qarkullimin e mirë të gjakut dhe parandalimin e sëmundjeve.

Gjalpi i kikirikut përmban vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm që ka treguar se ul ndjeshëm rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Gjithashtu përmban hekur, element thelbësor për funksionimin e duhur të qelizave të kuqe të gjakut. Janë të pasur me kalcium që ndihmojnë për forcimin e kockave.

Ndihmon në humbje në peshë. Gjalpi i kikirikut është një burim i shkëlqyeshëm i proteinave, fibrave dhe ushqimit. Ai nuk ndryshon nivelet e sheqerit në gjak dhe gjithashtu i siguron trupit elementë të shëndetshëm.

Ul nivelin e stresit. Ai përmban një sterol bimor – të quajtur beta-sitosterol, i cili mund të ndihmojë në normalizimin e niveleve të kortizolit të hormonit të stresit. Yndyrnat e  shëndetshme, antioksidantët, hekuri, magnezi, kalciumi dhe vitamina C ju ndihmojnë të kompensoni mungesën e këtyre elementeve në trup, gjë që do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Gjithashtu, e kombinuar me ushqimin tuaj të preferuar, do të ketë një efekt edhe më të mirë në gjendjen shpirtërore.

Përmirëson gjumin: Gjendra pineale në trup prodhon hormonin melatoninë që përgjigjet edhe për gjumin. Ky hormon gjendet tek arrat, duke e kthyer këtë ushqim në një snack të përkryer për përmirësimin e gjumit.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here