Arsyeja e rëndësishme pse duhet të hani 3 hurma arabie në ditë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Hurmat e Arabisë janë përdorur në shumë vende të botës dhe janë një pjesë shumë e rëndësishme e dietës së shumicës së njerëzve në vendet aziatike. Hurmat e Arabisë janë veçanërisht të rëndësishme për vegjetarianët për shkak se përmbajnë vlera ushqyese të domosdoshme të cilat zakonisht nuk gjenden në ushqimet me origjinë bimore si vitamina B6, seleni, fibrat, magnezi, bakri, kaliumi, mangani etj.

hurma arabieBesohet se hurmat e arabisë kanë efekte pozitive në trajtimin e kancerit për shkak të përmbajtjes së selenit. Ky antioksidant i fuqishëm parandalon zhvillimin e kancerit, forcon sistemin imunitar, mbron kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe infeksioneve të ndryshme. Seleni është gjithashtu nxitës i tiroides dhe mungesa e tij çon në ndryshime të rënda hormonale.

Sipas një studimi të bërë në vitin 2007, u konstatua se hurmat e arabisë ishin “ushqimi i trurit” kjo për faktin se janë të pasura me fosfor. Ato sigurojnë trurin dhe muskujt me energji të nevojshme sepse përmbajnë sheqerna natyral si glukozë, saharozë dhe fruktozë. Ky frut përmban klor, element i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e dhëmbëve. Ato janë të pasura gjithashtu me vitamina A, C, B1, B2, niacin, natrium, magnez, kalcium dhe hekur. / www.shendeti.com.al / Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?