Arsyet e rëndësishme pse duhet të laheni para gjumit

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Në ditët e nxehta të verës dushi para gjumit jo vetëm ju freskon dhe qetëson, por mund të parandalojë disa probleme shëndetësore. Dushi para gjumit ju lehtëson stresin dhe ankthin e akumuluar gjatë ditës dhe ju bën të ndiheni më të relaksuar.

Ja pse duhet të bëni dush përpara se të flini gjumë:

dushLehtëson dhimbjet e kokës dhe migrenës: pagjumësia dhe problemet e tjera me gjumin shkaktojnë dhimbje të forta koke. Nëse bëni dush me ujë të ftohtë para gjumit do t’ju relaksohen muskujt dhe qelizat nerzove. Bëni dush me ujë të vakët dhe më pas me ujë të ftohtë, të cilin duhet ta ftohni gradualisht.

Pastron mushëkritë: mbase nuk mund ta besoni, por është e vërtetë! Dushi para gjumit pastron akumulimin e mukusit në hundë dhe për pasojë lehtëson frymëmarrjen dhe funksionin e mushkërive.  Avulli i dushit ndihmon në pastrimin e mukusit nga mushkëritë.

Parandalon alergjitë: vera është stina e alergjive. Një dush para gjumit do të parandalojë alergjinë ndaj pluhurave apo insekteve që akumulohen nëse jeni të djersitur.

Lehtëson trupin: dushi para gjumit ju qetëson dhe e bën trupin më të lehtësuar. Nëse bëni dush para se të flini, gjumi do të jetë më i rehatshëm dhe i gjatë.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO