Arsyet përse goja vjen erë e keqe

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Era e keqe e gojës është si një dritë e pasme e makinës e thyer: Nuk e di për të derisa dikush të vë në dijeni duke të të vënë në siklet. Dhe të dyja këto kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Mund ta largosh përkohësisht erën e keqe me anë të çamçakëzit, megjithatë e rëndësishme është të gjesh shkaktarin dhe të përpiqesh ta eliminosh atë.

Këto janë disa nga shkaqet përse goja mund t’ju mbajë erë të keqe.

Shfletoni galerinë:

Po mjekoheni me disa ilaçe të caktuara

“Ilaçet për tensionin e lartë të gjakut, kundër depresionit dhe ato për trajtimin e alergjive mund të kenë si efekt anësor tharjen e gojës. Kjo mund të çojë në erën e keqe të gojës, duke qenë se pështyma është e nevojshme për të hequr grimcat e mbetura në dhëmbë nga ushqimet. Pështyma e mban gojën të njomë, neutralizon acidet dhe largon qelizat e vdekura. Mungesa  e saj bën që të akumulohen në gojë grimca të ushqimeve, qeliza të vdekura dhe baktere. Nëse po mjekoheni me ilaçe të tilla, sigurohuni që të pini sa më shumë ujë.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore