Arsyet pse goja vjen erë të keqe (dhe ç’duhet të eliminoni)

Nga lëngjet acidike tek frymëmarrja me gojë, më poshtë gjeni shkaqet e erës së keqe të gojës.

Pasta e dhëmbëve: disa pasta përmbajnë sulfat natriumi lauryl, një përbërës që krijon shkumë, por nuk ka efekt pastrues. Ky përbërës së fundmi është lidhur me disa efekte anësore, përfshirë ulcerat e gojës. Lexoni përbërësit e pastës dhe shmangni ato me “sulfat natriumi lauryl” (ang. sodium lauryl sulphate”).

era e keqeUshqimet e pasura me proteina: proteinat ushqejnë bakteret e gojës, që nënkupton se krijojnë më shumë mbetje që vijnë erë.

Ëmbëlsirat: Sheqernat (saharoza, glukoza, fruktoza) janë karburant i mirë për të gjitha llojet e baktereve, duke filluar nga ato që lidhen me erën e keqe, tek mikrobet përgjegjëse për sëmundje të tjera të gojës.

Gurët e bajameve: janë gunga të bardha ose të verdha të mbetjeve bakteriale që formohen në pjesën e pasme të fytit.

Goja e thatë: Tharja e gojës i ndihmon bakteret të lulëzojnë

Duhani dhe alkooli: shkaktojnë tharjen e gojës.

Apnea e gjumit dhe frymëmarrja me gojë: Frymëmarrja me gojë shkakton tharjen e saj.

Lëngjet acide: Bakteret e lidhura me erën e keqe prodhojnë më shumë mbetje në ambientet shumë acide.

Sëmundja e mishit të dhëmbëve: Indet e sëmura të mishit të dhëmbëve ushqejnë dhe mbajnë bakteret duke u dhënë mundësinë të hyjnë në qarkullimin e gjakut.

Mjekimet që ulin imunitetin: e lënë trupin pa mbrojtje kundër rritjes së baktereve.

Mjekimet që thajnë gojën: tharja e gojës ndihmon shtimin e baktereve.

Intoleranca ndaj laktozës: kjo mund të çojë në erë qumështi të prishur kur hani ushqime me bazë qumështi./ Arlinda Gjypi, Shëndet+/ Marrë nga: Daily Mail

Postime të ngjashme

Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Prediabeti, çfarë duhet të bëjë pacienti? Flet endokrinologia Bariola Duro
Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret