Artriti reumatoid, si ta trajtojmë me ushqime

Përgatiti për “Shëndet+”: Arlinda Gjypi

Simptomat e zaknoshme të artritit janë dhimbja dhe ngurtësimi. Janë më shumë se 100 lloje artritesh përfshirë artritin reumatoid dhe gutën. Një diagnozë e saktë për të hartuar një plan të mirë trajtimi. Gjithsesi, edhe ushqimi luan rolin e vet, kështu që më poshtë mund të lexoni disa këshilla lidhur me mënyrën se si duhet të ushqeheni.

Hani shëndetshëm

Nuk ka një plan perfekt për të ndihmuar njerëzit me artrit reumatoid të ndihen më mirë, por ngrëna e një sërë ushqimesh të shëndetshme është e mrië për gjithë qenien tuaj dhe peshën gjithashtu. Dieta mesdhetare, që përfshin peshkun, drithërat, frutat dhe perimet mund të ulë inflamacionin.

ArtritiMos harroni peshkun

Acidet yndyrore omega-3 të gjetura në salmon, tunë, troftë dhe peshq të tjerë të ujërave të ftohta, mund të luftojnë inflamacionin, kështu që janë të mira për njerëzit me artrit. Omega-3 e peshkut dhe vaji i peshkut ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjet e kyçeve dhe ngurtësinë e mëngjesit. Hani 100 gramë peshk të paktën dy herë në javë.

Mendoni për shtesat ushqimore

Nëse nuk ju pëlqen peshku, shtesat ushqimore me omega-3 mund të lehtësojnë ngurtësinë e mëngjesit. Kjo mund t’ju ndihmojnë edhe të hiqni ilaçet antiinflamatore. Gjithnjë flisni me mjekun tuaj para se të merrni shtesa ushqimore.

Merrni yndyrna të shëndetshme

Yndyrnat e ngopura, ato që gjenden tek gjalpi, mishi i kuq, lidhen me inflamacionin. Kështu kufizojini ato dhe konsumoni yndyrna nga burime më të shëndetshme, si: arrat, lajthitë apo avokadot. Në vend të gjalpit, përdorni vajin e ullirit, i cili mund të ndihmojë në uljen e dhimbjes dhe inflamacionit.

Punoni me drithërat

Fibrat janë të mira për tretjen dhe gjithashtu lehtësojnë inflamacionin. Kërkoni bukë apo drithëra që si përbërës të tyre kryesor cilësojnë “grurë i plotë” ose “krunde të plota”.

Përdorni frutat dhe perimet

Shumë prej tyre janë plot me antioksidues, të cilat nxisin sistemin imunitar dhe luftojnë inflamacionin. Frutat e pasura me antioksidues përfshijnë, manat, kumbullat e thata, stafidhet. Perimet më të mira përfshijnë, lakrën jeshile, spinaqin dhe lakrën e Brukselit. Mos harroni: këto perime duhet të jenë të freskëta. Ato janë një burim i madh figrash dhe acidi folik. Nëse merrni “methotrexate”, acidi folik mund të lehtësojë disa nga efektet anësore të këtij ilaçi.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit