Aspirina dhe diuretikët, ç’duhet të dinë të sëmurët me zemër

Për gazetën “Shëndet+”, mjeku Edvin Prifti, shef i kardiokirurgjisë në QSUT

Përdorimi i sigurt i medikamenteve është tepër i rëndësishëm. Më poshtë do të jepen parime të përgjithshme që mund t’i jenë në ndihmë mjekut tuaj për të siguruar trajtimin më të mirë për ju

-Aspirina

Profili: aspirina merret nga goja dhë përdoret për të holluar gjakun. Mund të parandalojë atakun kardiak. Përdoret gjithashtu në rastet e etheve, dhembjeve artikulare.

Informacion për ju dhe mjekun kurues:

  • Tregojini mjekut nëse merrni hollues të tjerë të gjakut
  • Tregojini mjekut tuaj nëse merrni medikamente të tjera për dhimbjen ose medikamente për artritin.
  • Efekte anësore më të zakonshme
  • Djegie në stomak

Kontaktoni me mjekun në rast se…

  • Keni hemorragji
  • Keni skuqje dhe të kruara në lëkurë
  • Të dalurat jashtë kanë ngjyrë tepër të errët.

-Diuretikët

Emri farmaceutik              Emri tregtar        Industria Prodhuese
Bumetanide                      Bumex                        Roche

Furosemide                      Lasix                           Aventis

Hydrochlorothiazide              Hydrodiuril              Merck

Microzide                           Watson

Torsemide                         Demadex                   Roche

Profili: këto medikamente merren nga goja. Ulin sasinë e ujit në organizëm duke stimuluar veshkat. Ulin presionin e gjakut.

Informacion për ju dhe mjekun kurues:

  • Tregojini mjekut nëse vuani nga diabeti ose probleme të urinimit
  • Tregojini mjekut nëse keni patur alergji nga diuretikët
  • Tregojini mjekut për të gjitha medikamentet që merrni
  • Mos harroni doza, mos dyfishoni ato si dhe mos i ndaloni medikamentet pa pyetur mjekun.

Efektet anësore të zakonshme

Marrje mendsh kur ndryshoni pozicionin

Kontaktoni mjekun në rast se…

  • Keni kontraktime muskulore, ose dhembje, nauze ose të vjella, dobësi. Këto janë shenja të humbjes së kaliumit.
  • Keni skuqje dhe të kruara në lëkurë.

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra