Aspirina ju mbron nga disa sëmundje vdekjeprurëse, ja cilat janë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Aspirina është e mirë për…

Të lehtësuar simptomat e migrenës

Aspirina përdoret nga shumica e njerëzve për të lehtësuar dhimbje të ndryshme, si dhimbjet e kokës, të dhëmbëve, të muskujve (të shkaktuar nga artriti). Studime të ndryshme kanë treguar se aspirina mund të përdoret edhe për të lehtësuar sëmundje më serioze të kokës, siç është ajo e migrenës.aspirine

Shmang sulmet në zemër

Gjaku përmban disa pllakëza të vogla, të quajtura trombocite, që luajnë një rol të rëndësishëm në mpiksjen e gjakut. Në rastet e sëmundjeve kardiovaskulare, që shkaktohen nga dieta jo e shëndetshme, pesha, rreziku gjenetik, mënyra e jetesës, tensioni i gjakut dhe niveli i kolesterolit në gjak, këto pllakëza të gjakut mund të grumbullohen së bashku, duke bllokuar arteriet dhe rritur rrezikun për të pësuar sulm në zemër. Në këtë rast nevojitet aspirina, e cila hollon gjakun dhe pengon grumbullimin e trombociteve, duke parandaluar kështu sulmet në zemër.

Ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri

Shkencëtarët e shohin aspirinën si një kurë e mirë për kancerin. Sipas tyre, aspirina mbron trombocitet nga formimi i qelizave kancerogjene.

Një studim i ri i kryer nga Universiteti i Oksfordit ka treguar se përdorimi i rregullt i aspirinës, në doza të vogla, ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri. Sipas kërkuesve shkencorë, njerëzit që konsumojnë doza të vogla të aspirinës (75 miligramë) për 5 vite janë 20% më pak të rrezikuar të vdesin nga kanceri, në krahasim me njerëzit e tjerë që nuk e përdorin aspirinën. Ata janë gjithashtu 8% më pak të rrezikuar të vdesin nga çdo shkaktarë tjetër gjatë 15 viteve të ardhshme. (Lexo më shumë këtu).

Ju shpëton nga goditjet në tru

Marrja  e një aspirine menjëherë pas një “ministroke” (goditje të vogël në tru) ul rrezikun për të pësuar një goditje më të madhe. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga Universiteti i Oksfordit, i publikuar këtë muaj, i cili është bazuar tek të dhënat e marra nga 15 eksperimente të ndryshme me aspirinën, ku janë përfshirë rreth 56 mijë pacientë të prekur nga goditjet në tru. (lexo më shumë për këtë studim këtu).

Parandalon abortet

Gratë shtatzëna që kanë probleme me mpiksjen e gjakut, apo që vuajnë nga sindroma Hughes, janë të rrezikuara që të abortojnë. Këto gra, sipas dr. Peter Bowen-Simpkins, drejtues mjekësor i Klinikës London Women, rekomandohet të marrin aspirina, duke qenë se këto ilaçe hollojnë gjaku dhe pengojnë mpiksjen e tij.

Kush nuk duhet ta përdorë aspirinën

Aspirina është një medikament i fuqishëm, por ashtu si të gjithë ilaçet e tjera, edhe ajo ka efektet e saj anësore. Ka gjithashtu disa grupe personash që nuk mund ta përdorin atë, si:

  • Personat që kanë alergji nga aspirina.
  • Ata që vuajnë nga astma.
  • Personat që kanë probleme me veshkat, mëlçinë dhe ulcerë në stomak.
  • Ky ilaç nuk rekomdanohet gjithashtu për fëmijët nën moshën 16 vjeç, pasi rrezikohen të preken nga sindroma Reye, që shkakton ënjtje në mëlçi dhe tru.

Burimi: Daily Mail /  https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj