Aspirinë në lavatriçe? Ja për çfarë shërben!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

aspirTë gjithë i kemi bezdi rrobat e bardha të kthyera në gri dhe vazhdimisht përpiqemi të gjejmë mënyra efikase për të hequr njollat dhe për të rivendosur ngjyrën e tyre origjinale të bardhë.

Për fat të keq, shumica e produkteve që përdorim zakonisht për të larë robat nuk arrijnë të sigurojnë efektet që dëshirojmë. Megjithatë, ekziston një sekret, i cili mund t’ju vijë në ndihmë më shumë se sa mendoni.

Me sa duket, një pilulë e zakonshme aspirine mund të jetë tepër efektive në heqjen e ngjyrës gri dhe njollave nga rrobat e bardha.

Ja çfarë duhet të bëni:

Duhet të shtoni 300 mg aspirinë në 2 litra ujë të nxehtë dhe zhysni në ujë rrobat që dëshironi. Lerini rrobat të qëndrojnë në ujë përgjatë gjithë natës.

Në mëngjes, vendosni rrobat në makinë larëse, shtoni disa aspirina të shtypura  përsëri, dhe lani rrobat si zakonisht.

Kjo procedurë nuk do të dëmtojë copën, por  do të heqë papastërtitë, ndryshe nga zbardhuesit komerciale.

Burimi: healthyfoodhouse / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës