Ata janë fëmijë, por duken si të moshuar

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Dy fëmijë nga India, vëlla e motër, vuajnë nga një gjendje e rrallë, që i bën ata të duken shumë vite të më të vjetër.femije Keshav Kumar, 18  muajsh, dhe motra e tij Anjali Kumari, 7 vjeçe, kanë lëkurë të rrudhur,  vuajnë nga dhimbjet e nyejve dhe fryrja e syve. Sipas mjekëve, sëmundja e tyre është e pashërueshme. Fëmijët ofendohen shpesh nga moshatarët e tyre për shkak të pamjes. Vogëlushja Anjali tregon për “Mail  Online” se sa keq e trajtojnë në shkollë: “E di që jam ndryshe nga bashkëmoshatarët e mi. Fytyra, trupi im janë krejt ndryshe. Kam një fytyrë të fryrë, ndërsa pjesa tjetër e botës duket normale. Njerëzit gjithmonë më ngulin sytë dhe më bëjnë komente negative.

“Fëmijët në shkollë më thërrasin “gjyshe”, “zonja e vjetër”, “majmun” dhe këto më mërzisin. Dua që të trajtohem si një fëmijë normal dhe dua që të më pranojnë për atë që jam. Dua të dukem e bukur si motra ime. Prindërit e mi shpresojnë që një ditë do jem mirë, por kjo më bën që të ndihem keq sepse edhe familja ime vuan dhe ndihet në siklet prej meje. Dëshira ime e vetme është që të shërohem. Dua të jetoj gjatë dhe e lirë”, tha vajza.

Fëmijët vuajnë nga sëmundja e rrallë “progeria”, e cila është e pashërueshme.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?