Atlasi i bukurisë femërore

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Atlasi i bukurise

Në vitin 2013, fotografja 30-vjeçare Mihaela Noroc la punën e saj në Rumani për të nisur një udhëtim të gjatë rreth botës.

Që atëherë, ajo ka vizituar rreth 50 shtete në të gjitha kontinentet, përveç Antarktidës. Gjatë vizitës së saj nëpër këto shtete, ajo ka fotografuar qindra femra për realizimin e projektit të saj, të quajtur “Atlasi i bukurisë”.

“Më shumë se kurrë, unë mendoj se bota jonë ka nevojë për një atlas bukurie për të shpjeguar se diversiteti është diçka e bukur, nuk është një arsye për konflikt”, shprehet Noroc.

“Shpresoj se portretet nga ‘Atlasi i bukurisë’ mund të sfidojnë shumë keqkuptime që ekzistojnë në mbarë botën”.

Aftësia e saj për të zotëruar pesë gjuhë të ndryshme e ka ndihmuar të flasë me njerëz të ndryshëm në rrugë ose në shtëpitë e tyre, edhe pse nganjëherë i është dashur të komunikojë me gjuhën e shenjave.

Aktualisht po mbledh fonde për të vazhduar udhëtimin e nisur, dhe shpreson që deri në vitin 2017 të ketë mjaftueshëm foto për të publikuar një libër.

Australi

Australi

Brazil

Brazil

Britani

Britani

Deti Baltik

Deti Baltik

Etiopia

Etiopia

Ekuador

Ekuador

Kaliforni

Kaliforni

Kili

Kili

Kolumbi

Kolumbi

Nju Jork, SHBA

Nju Jork, SHBA

Peru

Letoni

Indonezi

Indonezi

Burimi: Business Insider / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?