Blerina Bombaj
dietologe
Zieni mishin e pulës (të preferohet e fshatit)
E përzieni me kripë, piper, kos natyral, pak kërcej selinoje të prerë hollë, dhe pak fara mustarde (ose mustardë).
I ndani për gjysëm avokadot dhe i mbushni me sallatën.
Nëse nuk doni të përdorni avokadot mund të mbushni në këtë mënyrë patate të verdhë të pjekur.
Në fund i hidhni pak spec të kuq pluhur.
Një pjatë që ofron yndyrna shumë të dobishme, proteina dhe kalcium!
Ideale për vaktin e darkës!



