Bajamja e hidhur, ja pse duhet ta konsumoni sa më shumë!

Përgatiti për “shëndeti.com.al”: Elena Beta

baj-oBajamja e hidhur ka aromë të fortë dhe përdoret në mjeksinë alternative si ilaç efektiv. Prodhuesit më të mëdhenj të këtij produkti janë ShBA, Greqia, Irani, Italia dhe Maroku. Fruti i bajames se hidhur është i pasur me vitamina A, E, B1, B2, B6. B17 dhe minerale. Emri i i vjetër i vitamina B17 është amygdalini.

Amygdalini është pjesa e hidhur e bajames dhe konsiderohet të ketë veti antikanceroze. Në vitin 2001 në një konferencë mjekësore në Karlsruhe të Gjermanisë, u konfirmua thënia:“ajo që është e hidhur në gojë, është e mirë në stomak.”
U vu kryesisht theksi se lëndët e hidhura ndihmojnë në procesin e përgjithshëm të tretjes. Përshpejtojnë tretjen në stomak dhe qarkullimin në zorrë.

Bajamja gjithashtu stimulon sekretimin e tëmthit dhe të pankreasit, përmirëson tretjen e albuminave, yndyrave dhe proteinave, lehtëson kollën dhe astmen, përmireëson sistemin tretës. Ka efekt anti-inflamator dhe analgjezik, zvogëlon ndjenjen e fryrjes dhe pengon procesin e fermentimit që ndodh në zorrë. Duke përmirësuar thithjen e vitaminës B12, lëndët e hidhura mbështesin prodhimin e gjakut, nxisin përthithjen e elementeve yndyrëndarëse dhe të hekurit. Lëndët e hidhura mbështesin krijimin e bazave (pH alkaline të lartë) në trup dhe veprojnë ne këtë mënyrë kundër helmimit të gjakut. Në rastin e marrjes sistematike të substancave të hidhura: forcon mëlçinë, përmirëson metabolizmin dhe në këtë mënyrë redukton dhe kolesterinën. B17 gjëndet gjithashtu edhe në bërthamat e kajsisë e në bajamet, e hidhura.

Kujdes:Rekomandohet të konsumohen 5-6 kokrra në ditë, për një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme.

Burimi: healthyfood

 

 

Postime të ngjashme

Pesë ankesa çojnë në KPP tenderat e lavanderive të spitaleve me fond mbi 6.1 milionë euro
Ministrja Sala prezanton shërbime të reja për të moshuarit, ndërsa Kujdesi Shëndetësor në Banesë vazhdon të mbetet pa financim të qëndrueshëm
Obeziteti - Le të flasim për të.... SË SHPEJTI
Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës