Balerinat, a kanë rrezik për femrat që i përdorin

Balerinat (apo disa i njohin me emrin sheshka) janë shumë të përdorshme nga femrat qoftë gjatë pranverës e vjeshtës, por edhe gjatë verës. Por a e keni menduar se përdorimi i tyre, sidomos për një kohë të gjatë dhe nëse pesha juaj është pak më e madhe seç duhet, mund të krijojë probleme për këmbët tuaja, dhe jo vetëm?

balerinat sheshkat shoshkatPor cilat janë rreziqet? Dhimbje të pulpës, dhimbje e shputës së këmbës, ndryshje të kyçeve, kallo.

Me shuallin e tyre të hollë dhe për faktin që jeni të sheshta, ndoshta po mendoni se i bëni nder këmbës suaj, por kjo s’është fare e vërtetë.

Meqë këmba është thuajse përtokë, çdo hap që bëni me balerinat e trondit kyçin e këmbës dhe bën që këmba të futet nga brenda. Kjo mund t’ju bëjë të ecni pak në stilin e pëllumbave (me lëkundje), duke çuar kështu në dhimbje të gjynjve dhe vitheve, sidomos nëse jeni njeri me këmbë të sheshtë.

Mjekja e sëmundjeve të këmbëve Erika Gibins thotë se “balerinat janë bërë për të kërcyer dhe jo për të shëtitur. Mbani mend se kërcimtarët janë shumë të lehtë dhe kanë qëndrim të mirë. Por nëse ju jeni e rëndë, këpuca nuk është dizenjuar për të mbajtur presionin.

Një tjetër mjek i këmbëve thotë se mungesa e mbështetjes mund të çojë gjithashtu në ngërçe, por gjithashtu edhe në plagë të këmbëve./ Përgatiti: A.Gj.

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi