Banane të ziera? Ja çfarë ju ofrojnë!

Përgatiti për gazetën “shëndet+”: Elena Beta

banane oeoNë qoftë se vuani nga çregullimet e gjumit dhe nuk flini të paktën 7 orë gjumë gjatë natës, duhet të dini se ky problem shkaktohet nga stresi, depresioni dhe ankthi.

Qetësuesit apo pilula të ngjashme, nga një zgjidhje e mirë për problemin tuaj, mund të kthehen në një faktor të rrezikshëm dhe mund të përkeqësojnë situatën, duke ju çuar në gjumë të dobët ose pagjumësi.

Ky çaj i përgatitur nga banatet mund të të bëjë mrekulli për problemin tuaj!

Bananet, së bashku me lëkurën e tyre, janë të larta në magnez dhe kalium. Magnezi është jashtëzakonisht e dobishëm në rastin e çrregullimeve të gjumit dhe siguron relaksim.

Sigurohuni që të përdorni 100% banane organike, të cilat janë të pastër nga kimikatet dhe pesticidet.

Ky çaj është i thjeshtë për t’u përgatitur, ju keni nevojë për vetëm 10 minuta, dhe duhet ta konsumoni atë para se të shkoni për të fjetur.

Përbërësit:

  • 1 banane organike
  • Një tenxhere të vogël me ujë
  • Një shkop kanellë

Metoda e përgatitjes:

Së pari prisni skajet e bananes, zhvisheni atë dhe vendoseni në një tenxhere me ujë të vluar, së bashku me lëvozhgën. Lëreni të vlojë për 10 minuta, dhe pastaj kalojeni në kullorëse. Shtojini pak kanellë dhe pijeni para se të shkoni për të fjetur.

Frutin e mbetur mund ta përdorni  për të përgatitur një ëmbëlsirë e shijshme. Çaj banane është një mënyrë shumë e mirë për të trajtuar problemet e gjumit, ajo është plotësisht e natyrshme, e sigurt, dhe e dobishme.

Burimi: halthyfoodteam/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës