Rolina Naço, dietologe
Banania është një frut shumë i dashur për të gjithë, por… të gjithë mendojnë sepse na shëndosh shumë. Dhe këtu gabohen. Gjithçka që konsumohet brenda normave, është e mirë për ne. Kështu llogarisni që një banane mesatare është e barabartë me dy fruta të vogla.
Ja disa arsye pse duhet të konsumoni banana.
- Është një nga frutat me përmbajtje shumë të lartë në kalium (e mirë për hipertensionin)
- Parandalon depresionin ose gjendjen e trishtë pasi përmban sasi të lartë triptofani, që transformohet në seritoninë – neurotransmetuesi dhe ne ndihemi të lumtur.
- Një vakt ideal para palestrës
- Të gjithë që kanë problem me gastritin mund ose kanë reflukse të shpeshta. Mund ta konsumojnë edhe çdo ditë për të balancuar aciditetin e stomakut.
- Ndalon dhimbjen muskulare (tendinat e dëmtuara) pasi përmban sasi të lartë në kalium (kripërat minerale ndihmojnë në largimin e dhimbjeve dhe parandalimin e këtyre kontraktimeve).
- Nëse e shoqërojmë me një filxhan qumësht, mund të jetë mëngjes i plotë dhe i shpejtë.


