Barishtja e hidhur, më e mira për nxitjen e sistemit imunitar!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

rukol iRukola – Në të njëjtën familje me lulelakrën, është një aleate e përsosur për mirëfunksionimin e organizmit. Një sallatë e thjeshtë vetëm me rukola nxit sistemin imunitar, kjo pasi rukolat përmbajnë shumë antioksidantë të tilla si vitamina A, vitamina C dhe fenole. Është gjithashtu një ingredient shumë i mirë në gatimin e disa pjatave. Mund ta shtoni te makaronat në minutat e fundit të gatimit apo ta shërbeni me perime të ëmbla si bizele dhe patate, por edhe në supat kremoze ndoshta të kombinuara po me perime të ëmbla të tilla si karrota. Nuk duhet të ruhet në frigorifer sepse thahet. Rekomandohet të ruhet në një kavanoz si një buqetë me lule.

Nutricionistët e kanë cilësuar rukolën si mbrojtëse për lëkurën dhe për stomakun, ndërsa disa studime kanë gjetur se me rukola mund të shërohet dhe ulcera, por vetëm nëse konsumohet e freskët.

Ja një recetë me rukola të cilën mund ta përgatisni lehtësisht vetë, nën shtëpi si një shoqëruese e përkryer për vaktin e drekës!

Përbërësit (4 persona):
-1 gotë me quinoa
-2 gota me ujë
-300gr me rukola (ose barishte të tjera sipas dëshirës)
-rreth 60gr miell misri
-1 qepë e njomë
-6 lugë gjelle me vaj ulliri
-kripë dhe piper

Përgatitja:
1. Filloni duke zierë quinoan në një enë me dy gotat e ujit dhe gatuajeni deri sa të fryhet dhe të zbutet dhe më pas lereni të ftohet.
2. Pastroni barishtet dhe pasi t’i lani me kujdes, lerini të thahen në një tigan pa shtuar ujë, vetëm me një kapak sipër. Kur të jenë zbutur, filloni ti copëtoni dhe më pas hidhini sipër 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe qepën e prerë shumë imët.
3. Bashkoni barishtet me quinoan, shtoni miellin e misrit, i cili do shërbejë për të thithur ujin e mbetur. Vazhdoni me miksimin e tyre deri sa të krijohet një masë kompakte, si ajo e qofteve klasike. Më pas, shtoni kripën dhe piperin.
4. Filloni të formoni qoftet e vogla dhe vendosini në një tavë me letër guzhine duke i hedhur sipër lugët e mbetura me vaj ulliri.
5. Futini në furrën e nxehur më përpara në 180° dhe lerini rreth 20 minuta dhe më pas edhe 5 minuta duke e kaluar sobën në grill. Kthejini qoftet nga ana tjetër dhe lerini në grill edhe për disa minuta të tjera.

Shënim: (Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OHE, quinoa mund të zëvendësojë akoma dhe qumështin e gjirit. Edhe pse “shkencërisht” nuk i përket familjes së drithërave, dobitë e saj për organizmin e njeriut janë të panumërta. Imagjinoni vlerat ushqyese të saj janë pothuajse të barabarta me ato të spinaqit, panxharit dhe amaranthit (specie bimore). Farat e quinoa konsumohen si të gjitha drithërat e tjera).
Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

 

 

 

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut