Biskota me fiq dhe hurma

Blerina Bombaj, dietologe

Për brumin:

  • 1/2 gotë tërshërë të bluar
  • biskota me fiq1/2 gotë miell arrë kokosi
  • 3/4 gotë hurma Arabie
  • Pak kanellë
  • 6 lugë të mëdha lëng portokalli
  • Pak kripë

Mbushja:

  • 1 gotë fiq të tharëe
  • 1/2 gotë ujë të nxehtë
  • Lëkurën e 1 portokalli
  • 1/2 lugë të vogël vanilje

Përgatitja:

Për brumin: Bluani së bashku tërshërën, arrën e kokosit, hurmat, kripën, kanellën derisa të  thërrmohen hurmat. I shtoni pak nga pak lëngun e portokallit që të lidhet.

Mbushja: Vendosni fiqtë në ujë të nxehtë të zbuten për 30 min. I bluani me gjysmën e ujit. I bluani gjithë përbërësit e mbushjes me gjysmën e gotës së ujit ku janë zbutur fiqtë.

Punoni brumin në forma katrore dhe i palosni pasi t’i mbushni përmbajtjen e fiqve.

Një ushqim kalorik, por super i ushqyeshëm, i parezistuesheëm!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin